Rrahje në shkollën e kimisë në Shkup, pësojnë dy nxënës shqiptarë

Një grup nxënësish të shkollës profesionale ‘Vllado Tasevski’ në Shkup kanë rrahur dy nxënës shqiptar të shkollës së kimisë ‘Marija Kiri Skllodovska’.

Lajmin e konfirmojnë edhe në polici.

‘Ne i lëshuam nxënësit për shtëpi, në dalje të shkollës janë pritur nga një grup nxënësish maqedonas të shkollës ‘Vllado Tasevski’ dhe janë rrahur. Kjo është hera e dytë që ndodhin zënka të tilla. Bëhet fjalë për Haris Sulejmanin dhe Kushtrim Musliun, nxënës të vitit të parë të cilët kanë marrë lëndime më të lehta’ thotë Bilgin Hajredini, përgjegjës në shkollën e kimisë në Shkup.

Nga policia thonë se tani për tani për shkaqe të panjohura ka ndodhur incidenti derisa nxënësit ishin në pushim të gjatë.

Pas incidentit sulmuesit kanë ikur, kurse policia ka filluar hetimet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button