Ministria e Mbrojtjes: Ushtarët e Maqedonisë së Veriut në Liban janë të sigurtë, nuk ka banorë të RMV të lënduar

Ndërsa, Ministria e Punëve të Jashtme informoi se deri në këtë moment nuk kanë marrë informata për shtetas eventual të Maqedonisë së Veriut, të prekur nga shpërthimi në Bejrut.

Ministria e Mbrojtjes informou se  pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban, UNIFIL, janë të sigurt, njofton Portalb.mk.

“Në misionin në Liban për momentin janë të angazhuar tre anëtarë të Armatës, të cilët janë sistemuar dhe i kryejnë detyrat e veta në lokacione të sigurta jashtë Bejrutit. Pas lajmit për paqeruajtës të lënduar detarë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban, UNIFIL, anija e të cilëve u godit gjatë shpërthimit në portin në Bejrut, shfaqim shpresë për rikuperim të shpejtë të paqeruajtësve dhe mbështetje për vendet nga ku vijnë atë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga kjo ministri, shprehën keqardhje të thellë për viktimat nga shpërthimi shkatërrues në Bejrut.

Ndërsa, Ministria e Punëve të Jashtme informoi se deri në këtë moment nuk kanë marrë informata për shtetas eventual të Maqedonisë së Veriut, të prekur nga shpërthimi në Bejrut.

Për shtetasit që gjenden atje dhe që mund të kenë nevojë, ministria u bëri thirrje që të paraqiten në MPJ: +389 75 273 732 apo në numrat tjerë SOS në misionet diplomatike të Maqedonisë së Veriut në: Ankara +90 539 456 97 10, Stamboll  +90 545 614 97 77, Doha +974 665 979 44, Kajro +201002898673, Abu Dabi +971 564 417 552.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button