Ajri i ndotur, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Shkup

Për shkak të dendësisë së mjegullës dhe ndotjes së ajrit, Qyteti i Shkupit shpalli masa të jashtëzakonshme me qëllim që të evitohen pasojat negative për shëndetin e qytetarëve.

Apelohet deri te qytetarët që, përveçse në raste urgjente, të mos dalin jashtë dhe të evitojnë ajrosjen e hapësirave të mbyllura. Fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat e moshuar si dhe ata me sëmundje kronike të mos dalin në rrugë.

Ndotja e ajrit në Shkup sot i tejkaloi të gjitha vlerat kufitare, pasi stacionet matëse kanë detektuar nivel shumë të lartë të grimcave PM10 të cilat janë tejet të dëmshme për shëndetin. Të njëjtat janë detektuar edhe në Kërçovë dhe Tetovë. 

Nga Qyteti i Shkupit apelojnë deri te qytetarët të mos i përdorin automjetet dhe ta shfrytëzojnë transportin publik, ndërsa nga instituti meteorologjik njoftojnë se mjegulla deri në fund të ditës së sotme gradualisht do të largohet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button