Midis viktimave të shpërthimit në Bejrut ka edhe të huaj

Disa vende dhe organizata kanë njoftuar vdekjen dhe plagosjen e disa qytetarëve dhe stafit të misioneve të tyre diplomatike në shpërthimin masiv të Bejrutit, i cili ka vrarë të paktën 100 njerëz dhe ka plagosur mbi 4 mijë të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ambasada egjiptiane në Bejrut tha se një qytetar i saj u vra dhe një tjetër mbetet i zhdukur.

Ndërkaq, Ambasada e Marokut në Bejrut raportoi se një qytetar maroken që punon në një organ të Kombeve të Bashkuara (OKB) u plagos.

Kryeministri australian, Scott Morrison, tha se një qytetar u vra në shpërthim dhe se ndërtesa e Ambasadës Australiane në Bejrut u dëmtua rëndë nga shpërthimi, por njoftoi se punonjësit u larguan pa lëndime serioze.

Në New York, Farhan Haq, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, njoftoi se 48 anëtarë të stafit të OKB-së, 27 anëtarë të familjeve të tyre dhe tre vizitorë u plagosën si pasojë e shpërthimit në Bejrut, pa dhënë detaje të tjera në lidhje me kombësitë e viktimave.

Edhe Ambasada ruse në Bejrut njoftoi se ndërtesa e ambasadës ishte dëmtuar dhe një punjonëse femër është plagosur lehtë nga dritaret e thyera.

Ambasada e Kazakistanit po ashtu raportoi se ambasadori ishte plagosur dhe se disa pjesë të ndërtesës së ambasadës ishin dëmtuar në shpërthim, pa sqaruar dëmtimin e diplomatëve.

Ambasada holandeze njoftoi se pesë prej punonjësve të saj u plagosën në shpërthim.

Nga ana e saj, Forca e Përkohshme e OKB-së në Liban (UNIFIL) njoftoi se disa prej stafit të tyre ishin plagosur si rezultat i shpërthimit, pa specifikuar një numër. Misioni tha se një prej anijeve të saj në port u dëmtua dhe disa prej anëtarëve të saj u plagosën, duke përfshirë disa në kushte kritike.

“Ne po transferojmë paqeruajtësit e dëmtuar në spitalet më të afërt për trajtim mjekësor, ndërsa UNIFIL aktualisht po vlerëson situatën, përfshirë zgjerimin e ndikimit në personelin e forcës”, tha misioni.

Një zjarr në një depo që përmbante eksploziv në Portin e Bejrutit çoi në shpërthimin masiv që shkatërroi një ndërtesë tre-katëshe dhe u dëgjua në të gjithë kryeqytetin dhe periferitë e tij.

Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Hamad Hassan, njoftoi se të paktën 100 persona kanë vdekur deri më tani dhe mbi 4 mijë të tjerë janë plagosur.

Këshilli i Lartë i Mbrojtjes në Liban shpalli në Bejrut “gjendje fatkeqësie”, si pjesë e vendimeve dhe rekomandimeve për t’u përballur me pasojat e shpërthimit.

Shpërthimi i djeshëm thellon problemet e vendit që prej muajsh po vuan nga një krizë e rëndë ekonomike dhe polarizimit të fortë politik.

Vendet fqinje dhe ato rajonale, përfshirë Turqinë, ngushëlluan dhe i ofruan ndihmë Libanit pas shpërthimit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, pretendoi se shpërthimi “duket si një sulm i tmerrshëm”, duke sugjeruar se ishte një bombardim dhe jo një aksident.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button