Është hapur edicioni i 60-të jubilar i Verës së Ohrit

Me koncert të titulluar “Perlat vokale – në gjurmët e Ana Lipsha”, kushtuar primadonës sonë të operas Ana Lipsha Tofoviq, të interpretuar nga solistët Marija Jeliq – soprano, Dario Di Vietri – tenor, Ivan Tomashev – bas dhe Amanda Stojoviq – mezosoprano në shoqërimin e pianos të Milivoe Veliq, dje në Teatrin Antik në Ohër u hap solemnisht edicioni i 60-të jubilar i këtij viti i manifestimit më të njohur muzikor skenik në vend – Festivali  “Vera e Ohrit”.

Publiku, mysafirët dhe artistët i përshëndeti Ministri i Kulturës Hysni Ismaili, i cili nënvizoi se festivali “Vera e Ohrit” sot është shumë më tepër sesa pritjet e themeluesve të tij 60 vjet më parë, por edhe ëndrrat e tyre për një festival që do të jetë një emblemë artistike e Maqedonisë së Veriut në arenën botërore artistike.

Festivali “Vera e Ohrit”, i cili këtë vit shënon jubileun më të rëndësishëm dhe madhështorë, nuk matet më nga vitet e edicioneve të tij, por matet nga sukseset artistike që sjell çdo vit. Festivali me kalimin e viteve është rritur nga entuziazmi dhe dashuria e shumë njerëzve që mund të mos jenë me ne sonte, por me përkushtimin e tyre ata i kanë mundësuar që të mbijetojë për më shumë se gjysmë shekulli dhe të krijojë artistë që do të dëshironte çdo skenë botërore “, tha Ministri Ismaili.

Festivalin e shpalli të hapur organizatori i manifestimit Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, i cili dërgoi urime për ekzistencën gjashtë dekadëshe në të cilën, siç theksoi ai, “artist të njohur maqedonas, evropianë dhe botërorë na nderuan me performancën e vet të përkryer, këtu në Ohër”.

“Dhe prej këndej e kanë promovuar kulturën maqedonase dhe, në përgjithësi, vlerat e popullit dhe shtetit tonë. Kjo arritje është meritë e punonjësve në kulturë dhe mbështetësve të kulturës të cilët me mundin dhe përkushtimin e vet e vendosën vetveten në misionin e këtij festivali”, tha Presidenti.

Edicioni i festivalit jubilar për herë të parë që nga viti 1961 mbahet jashtë kohës së zakonshme, dhe do të zgjasë nga 4 deri në 30 gusht me respektim të rreptë të protokolleve për mbrojtje kundër përhapjes së Covid-19. Gjatë ditëve të festivalit në skenat e hapura të Teatrit antik, Dollni Saraj, Paratempulli i “Shën Sofisë”, do të interpretojnë rreth 300 artistë nga 19 vende, si dhe një numër i madh artistësh vendas. Programi muzikor i “Verës së Ohrit” këtë vit përmban 26 koncerte, dy prej të cilave janë në off-program. Në festival do të performojnë muzikantë të njohur nga Rusia, SHBA-ja, Spanja, Turqia, Kosova, Italia, Shqipëria, Gjermania, Franca, Republika Çeke, si dhe artistë nga skena e muzikës vendase. Pjesa dramatike e programit do të ofrojë përsëri krijime teatrale nga shtëpitë e teatrit vendas. Ekzistenca gjashtë dekadëshe dhe rruga e suksesshme nga koncert një natësh deri te manifestimi me arritje të lartë artistike botërore, Festivali “Vera e Ohrit” do të shënohet dhe me promovimin e monografisë “Historia e Festivalit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button