Disa aksidente rrugore në magjistralen Gostivar-Tetovë, lëndohen 3 persona

Nga ora 10 deri në orën 11 në autostradën Gostivar-Tetovë kanë ndodhur disa aksidente rrugore. Pasoja më të rënda dhe lëndime ka marrë një familje me  veturën ‘VW Touareg’.

Shkak për aksidentet është mjegulla e shpeshtuar dhe pa dukshmëria gjatë rrugëve.

Sipas informacioneve të SPB Tetovë, më rëndë ka pësuar shoferi i veturës ‘VW Touareg’, bashkëshortja e tij dhe fëmija i tyre. Ata janë dërguar në spitalin e Tetovës, ku edhe janë ndaluar për mjekim.
Deri tek SPB Tetovë, janë paraqitur edhe dy aksidente, në të cilat, sipas të dhënave të para të policisë, nuk ka të lënduar e as viktima./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button