“Transparency International”: RMV nuk ka masa antikorrupsioni për ndihmë nga FMN-ja për KOVID-19

Maqedonia e Veriut është njëra prej 21 shteteve të cilat nuk kanë vendosur asnjë masë antikorrupsioni dhe masë për transparencë në marrëveshjet me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për ndihmë financiare për menaxhim me pasojat e KOVID-19, thekson “Transparency International” në analizën e fondeve të krizës së FMN-së. Sipas “Transparency”, Maqedonia e Veriut për momentin për menaxhim me pasojat e pandemisë shfrytëzon 191 milionë dollarë nga FMN, prej të cilave 176 i ka marrë në prill nëpërmjet Instrumentit për financim të shpejtë, njofton Portalb.mk.

Prej 81 vendeve të cilat kanë fituar ndihmë financiare nga fondet e FMN-së për menaxhim me pandeminë, 57 kanë “ndonjë masë antikorrupsioni”, 21, në mesin e të cilave është edhe Maqedonia e Veriut, nuk kanë masa antikorrupsioni ose masat janë të pamatura dhe nuk janë konkrete, ndërkaq për tre vende vlerësimi ka qenë gjatë 29 korrikut, kur janë ndarë më shumë se 83 miliardë dollarë nga fondi 1 trilion dollarëve.

“Kemi gjetur gjithsej 47 marrëveshje për financim pa asnjë angazhim të qeverisë për përdorimin e fondeve në mënyrë transparente. Është shqetësuese se në këtë kategori është edhe Maqedonia e Veriut. Përpara më pak se tre muajve, vetë FMN e ka theksuar shqetësimin e saj për qeverisjen në vend, por megjithatë u miratua borxhi pa angazhimin e qartë qeveritar për tejkalimin e problemeve”, thekson “Transparency” në analizën e saj.

Duke e theksuar shqetësimin e FMN-së që e ka shprehur për Maqedoninë e Veriut “Transparency” e citon raportin e njëjtë, që ironikisht, në prill Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut e citonte që të theksojë se sistemi bankar është stabil.

Pa masa të përcaktuara, Maqedonia e Veriut është në grupin e vendeve bashkë me Madagaskarin, Jemenin, Guine Bisao, Burkina Faso, Çile, Kostarika dhe El Salvador, por edhe me të gjithë vendet e rajonit që kanë marrë ndihmë nga FMN – Shqipëri, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, ndërkaq Mali i Zi është vendi i vetëm e cila në marrëveshje i ka theksuar masat konkrete për transparencë më të madhe dhe parandalim të korrupsionit në harxhimin e parave nga ndihma.

“Vendet nuk do të kenë sukses në përpjekjet e tyre për rikuperim nëse njëkohësisht nuk përballen me korrupsionin… patjetër duhet të jemi të sigurt se ndihma kritike do të vijë deri tek ata që kanë më shumë nevojë. Me një trilion dollar në dispozicion dhe me aq jetë njerëzish të vëna në pikëpyetje, tani më e rëndësishme se asnjëherë është që FMN të sigurojë që korrupsioni të mos marrë edhe jetë njerëzish shtesë”, porosit “Transparency”.

 

Ndarja e ndihmës financiare për menaxhim me pasojat nga KOVID-19 deri më tani ka shkaktuar një sërë dyshimes për keqpërdorim. Javën e kaluar DAP njoftoi se më shumë se 700 punëdhënës kanë marrë para nga shteti, dhe nuk ua kanë paguar pagat të punësuarve. Në qershor, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur lëndë për ndarjen e ndihmës shtetërore për ndërmarrjet, ndërkaq në korrik për shoqatat dhe fondacionet. Në prill, dega e “Trasparency” në Maqedoni paralajmëroi se dekretet e krizës të miratuara në Qeveri sjellin rrezik të madh për korrupsion, ndërkaq në maj, bashkë me Koalicionin Konventa e Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit e kanë thirrur Qeverinë që në mënyrë transparente t’i harxhojë paratë në krizën e koronës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button