Në Bejrut shpërtheu 2.750 tonë nitrat amoni, u shpall gjendje e jashtëzakonshme

Presidenti i Libanit Michel Aoun theksoi se në shpërthimin në Portin e Bejrutit ka shpërthyer nitrat amoni prej 2.750 tonësh që mbahej në një depo që 6 vite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aoun në deklaratën nëpërmjet llogarisë së presidencës në Twitter, e cilësoi si “të papranueshme” mbajtjen e 2.750 tonëve nitrat amoni me kohëzgjatje prej 6 vitesh në një depo pa asnjë masë sigurie.

Ai premtoi ndëshkimin më të rëndë të të gjithë atyre që shkaktuan shpërthimin dhe të gjithë përgjegjësit.

Ndërkohë, Drejtori i Policisë së Libanit, Abbas Ibrahim, tha se nitrat amoni në fjalë ka shpërthyer në port përderisa po dërgohej në Afrikë.

Sipas të dhënave të fundit nga shpërthimi kanë humbur jetën të paktë 100 persona, ndërsa janë plagosur mbi 4.000 të tjerë.

U shpall gjendje e jashtëzakonshme dyjavore

Pas shpërthimit të ndodhur dje në portin e Bejrutit në Liban, Këshilli i Lartë i Mbrojtjes shpalli gjendje të jashtëzakonshme dyjavore në kryeqytet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga këshilli pas mbledhjes së kryer me ftesë të presidentit Michel Aoun, u theksua se është marrë vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dyjavore në Bejrut deri më 18 gusht.

Gjithashtu këshilli vendosi që ushtria të marrë përsipër detyrën për sigurinë në Bejrut, si dhe vendosjen e forcave të brendshme të sigurisë, forcave të armatosura në dogana, porte dhe aeroporte, njësitë e armatosura të mbrojtjes dhe të zjarrfikësve nën kontrollin e ushtrisë.

Në mesin e vendimeve të marra përfshihen gjithashtu edhe “lëvrimin e fondeve për spitalet për përballimin e shpenzimeve spitalore për të plagosurit, pagesën e dëmshpërblimit ndaj familjeve që kanë humbur të afërmit, furnizimin me grurë për shkak të dëmtimit të depove të grurit në shpërthim, përgatitjen e portit të Tripolit për vazhdimin e aktiviteteve të importit dhe eksportit, formimin e Komisionit të Lartë të Ndihmës nën koordinimin e ushtrisë së Libisë për përcaktimin e dëmeve të shkaktuara, sigurimin e strehimoreve për familjet që i janë shkatërruar shtëpitë dhe formimin e një fondi të veçantë për ndihmat që do të vijnë nga vendet e huaja”.

Këshilli i Lartë i Mbrojtjes më parë kryeqytetin Bejrut e shpalli zonë fatkeqësie.

Sipas të dhënave të fundit nga shpërthimi kanë humbur jetën të paktë 100 persona, ndërsa janë plagosur mbi 4.000 të tjerë.

Kryeministri Hassan Diab për shkak të shpërthimit ditën e mërkurë e shpalli “ditë zie kombëtare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button