MPPS anashkaloi Haraçinën, nuk ndërtoi asnjë çerdhe

Ndriçimi rrugor, ndërtimi i disa rrugëve, mbulimi i një pjesë të kanaleve dhe disa projekte në shërbim të kualitetit arsimor e shëndetësor ishin projektet kyçe të cilat karakterizuan vitin 2012 në Komunën e Haraçinës.

Banorët e kësaj ane megjithëkëtë ankohen për shumë probleme infrastrukturore të cilat vështirësojnë jetën e tyre.

‘Shumë rrugë janë të pa asfaltuara, kanali më është problem shumë i madh që rëndon shëndetin tonë, thanë se do të bëhet në shtator por u harrua’ thotë I.Memeti.

‘Unë jam student udhëtoj çdo ditë, ai problem që unë ballafaqohem çdo ditë janë rrugët me baltë dhe ardhja e çrregullt e autobusëve. Është vështirë sidomos në kohë të dimrit të presësh me orë dhe autobusi nuk vjen, janë disa kombi jo legal edhe atyre nuk u dihet orari’ thotë Amet Saliu, student.

Kreu i kësaj komune, Bastri Bajrami, megjithatë shprehet optimist se punët e pambaruara të këtij viti do të arrijnë ti përfundojnë në vitin 2013.

Do të zgjidhet përfundimisht projekti i kanalizimit në Haraçinë, ujësjellësi në fshatin Mojancë, do të hapet Zonë industriale dhe çerdhe për fëmijë në Haraçinë, premtoi Bajrami për vitin e ardhshëm.

‘Kanalizimi që i tangon qytetarët tonë, paramendoni komunë që është 6-7 km afër kryeqytetit të Shkupit ne ende jemi me jama dhe besoj se në atë drejtim jemi duke punuar më së shumti. Projekti i shkollës së mesme, i kemi gati gjitha dokumentet administrative në komunë, projekti ka kaluar edhe në Qeveri. Uji, është problemi tjetër që ballafaqohemi, edhe ky problem pritet të zgjidhet gjatë vitit 2013 për fshatin Mojancë. Kemi projektin për fshatin Orllancë për ndërtim të ambulancës.’ tha Bajrami.

Bajrami u ankua se Ministria e punës dhe politikës sociale (MPPS) këtë vit kishte anashkaluar Haraçinën dhe nuk ndërtoi asnjë çerdhe, duke u shprehur optimist se të njëjtat projekte do ti realizojnë në mot.

‘Ndërtimi i disa çerdheve në Haraçinë, kishte vendim nga MPPS për tu ndërtuar çerdhet por Haraçina u anashkalua këtë vit, ndërsa u realizua në shumë komuna tjera duke u hapur 140 çerdhe. Gjithashtu jemi duke punuar për Zonën industriale në dalje të Haraçinës nga rruga e Likovës, vetëm është caktuar lokacioni ku përparësi do ju japim investitorëve të brendshëm, pasi ka shumë biznesmen të interesuar’ premton Bajrami.

Ndryshe, gjatë vitit që po e lëmë pas, siç na tha kreu i Haraçinës, Bastri Bajrami kjo komunë ka realizuar projektet në vazhdim:

-Mbulimi i disa kanaleve atmosferike, asfaltimi i rrugës 1 dhe 12, ndërtimi i trotuareve, tamponimi i disa rrugëve në fshatin Orllancë, ndërtimi i sallës sportive është ka fundi, ndriçimi i gjitha rrugëve, rinovimi i shkollave në Haracinë, Orllancë dhe Mojancë ku janë ndërtuar prej themelit.

-Realizimi i projektit për energji efikase ku shkollat qendrore në Haraçinë, kemi bërë ndriçimin e tërësishëm në shkolla.

-Asfaltimi i rrugës në Grushinë mbi një kilometër e gjysmë. Ujësjellësin në Grushinë. Ndërtimi i terrenit sportiv.

-Rregullimi i ambulancës në Haraçinë, sinjalizimi i rrugëve në Haraçinë, hapja e punktit të EVN-së në Haraçinë, pastrimi i kanalit tek shkolla ai kanal ishte histori tani kemi arrit përfundimisht vetëm duhet të fillonte për shkak problemeve me tenderët që kishte Ministria Ekologjisë nuk filloi realizimi i tij dhe besoj që ka përfunduar, janë ato procedura dhe do të fillojë dita ditës. 

-Projekti i shkollës së natës, mbi 300 persona kanë marrë diplomë të shkollës së mesme. Tani jemi në organizimin e fazës së tretë deri sot ka arrit numri në 360 persona të interesuar, sepse vijnë edhe prej komunave tjera që vijnë këtu e mësojnë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button