TikTok ka 45 ditë afat për të shitur biznesin në SHBA ose do të mbyllet

Sipas New York Times, Presidenti Trump i ka dhënë afat Microsoft të blejë TikTok brenda 45 ditëve të ardhshme ose përndryshe do të mbyllet, shkruan PCWorldAl.

Konkretisht TikTok duhet të shesë operacionet Amerikane deri më 15 shtator ndërsa Trump mbetet i hapur për blerjen e tij nga Microsoft.

“Nuk më intereson nëse është Microsoft apo dikush tjetër, mjafton të jetë një kompani e sigurte, një kompani Amerikane që e blen,” kishte thënë Trump për reporterët.

Në një postim në blog ditën e djeshme Microsoft konfirmoi se është në bisedime për blerjen e TikTok. Nëse marrëveshje arrihet, TikTok në SHBA, Kanada, Zelandën e Re dhe Australi do ti kalojë Microsoft.

Edhe pse kompania pas aplikacionit ByteDance ka mohuar lidhjet me qeverinë Kineze, zyrtarët Amerikanë janë skeptikë. Jo të gjithë janë të kënaqur me zgjidhjen e ofruar.

Të tjetër janë për bllokimin e çdo aplikacioni Kinez përfshirë edhe WeChat nga Tencent.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button