Bosnja, Kroacia dhe Serbia raportojnë për qindra raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, Serbia regjistroi edhe shtatë raste të vdekjeve nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Autoritetet shëndetësore njoftuan se nga 9,590 njerëz të testuar, 287 ishin pozitivë, shkruan REL.

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në respiratorë janë 143 pacientë.

Që nga muaji mars në Serbi është raportuar për 26,738 raste të të infektuarve me koronavirus, dhe gjithsej 605 vdekje.

Në Kroaci, vend anëtar i Bashkimit Evropian, në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 24 raste të të infektuarve me virusin SARS-CoV-2, ndërsa një person ka vdekur.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka arritur në 154.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kroaci janë regjistruar 5,318 raste të të infektuarve, nga të cilët 4517 janë shëruar. Raste aktive janë 647.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, sipas institucioneve shëndetësore, 11 njerëz vdiqën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ndërsa u regjistruan 399 raste të reja të të infektuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button