Është gjetur trupi i 16 vjeçarit që u zhduk në Liqenin e Prespës

Është gjetur trupi i 16 vjeçarit i cili më 2 gusht ishte zhdukur në ujërat e Liqenit të Prespës, ka konfirmuar kryetari i Resnjës, Zhivko Gosharevski. Trupi është gjetur pas kërkimeve dyditore, në lagjen turistike Pretor, në afërsi të vendit ku u zhduk 16 vjeçari, njofton Portalb.mk.

Ai u zhduk të shtunën pasdite, rreth orës 18, duke lundruar me barkë me pedale nëpër liqen në lagjen Pretor.

Sipas koncesionerit të barkave, Vedat Ademovski, barka ka qenë në rregull dhe nuk është përmbysur, por të rinjtë kanë kërcyer nga ajo.

Ndërkohë, policia akoma nuk ka informata të detajuara nëse personat kanë mbajtur jelek shpëtimi, siç është e paraparë me ligj.

Pas udhëzimeve të Prokurorit publik, trupi do të jepet për autopsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button