Falimentuesit në protesta

Dy orë, duke filluar nga ora 10 sot, falimentuesit do të protestojnë në disa qytete, ndërsa në periferi të Kumanovës do ta bllokojnë rrugën për në Shkup.

Ata janë të mllefosur që Qeveria nuk planifikon para në Buxhetin për vitin 2013 për zgjidhjen e çështjes së tyre.

“Ne sikur nuk ekzistojmë, për askë nuk jemi të rëndësishëm, thjesht jemi tepricë. Në buxhetin për vitin e ardhshëm, siç jemi të informuar, në asnjë paragraf nuk janë planifikuar para për dëmshpërblimin tonë. Falimentuesit e mbarë Maqedonisë do t’i bllokojnë rrugët në shenjë revolti. Ne nesër masovisht do të dalim në urën afër pompës së benzinës “Makpetrol” dhe do ta bllokojmë komunikacionin dy orë, theksojnë punonjësit falimentues nga Kumanova. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button