Zaev synon të marrë mandatin për formimin e Qeverisë, paralajmëroi verifikim të prejardhjes së pasurisë të funksionarëve

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot pas seancës konstituive konfirmoi se partia e tij prej sot do të fillojë negociatat për formimin e Qeverisë së re. Zaev synon që të marrë mandatin e dytë radhazi dhe të formojë shumicë parlamentare e cila do të sjell qeveri stabile 4 vjeçare, e gatshme të punojë. Zaev paralajmëroi edhe pastrim të gjyqësorit dhe verifikim të prejardhjes së pasurisë të funksionarëve, si pjesë të programit të ri qeveritar, transmeton Portalb.mk.

“Do të negociojmë vetëm për qeveri e cila kujdeset për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, të zhveshur nga çfarë do lloj paragjykimi etnik apo nacionalizma. Qeveri e cila nuk ka asnjë dilemë, kur është në pyetje rruga jonë: Maqedonia e Veriut – Një shoqëri për të gjithë. Do të flasim për qeveri e cila është e vendosur dhe do të luftojë me krimin dhe korrupsionit e të gjitha niveleve. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësinë e tyre, pavarësisht a vjen nga partia, komuna, institucioni, a është ekspert, funksionar, i njohur apo i panjohur. Kujdes të veçantë do t’i kushtojmë pjesës për pastrim të gjyqësorit dhe verifikimit të prejardhjes së parave dhe kapitalit te të gjithë funksionarët, nëpërmjet të një sistemi që do ta dakordojmë të gjithë”, deklaroi Zaev.

Më tej ai ka shtuar se 46 deputetët e LSDM do të tregojnë përgjegjësi edhe më të madhe ndaj popullit dhe shtetit, do të ndërtojnë kuvend të pavarur, do të përfaqësojnë interesat e qytetarëve para së gjithash dhe të shtetit para interesave partiake, do t’i shërbejnë popullit.

Kuvendi sot konstituoi përbërjen e re parlamentare. Me propozim të Komisionit Verifikues, Kuvendi në seancën e sotme konstituive verifikoi mandatin e 120 deputetëve të përbërjes së dhjetë parlamentare, të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik.

Kryetarja e Komisionit, Jagoda Shahpaska, tha se sipas konstatimeve të komisionit, nuk ka bazë për kontestim të zgjedhjes për asnjërin nga 120 deputetët.

LEXO: Filloi seanca konstituive në Kuvendin e MV, Shahpaska u zgjodh kryetare e Komisionit Verifikues

LEXO: LIVE në çdo minutë: në Maqedoninë e Veriut u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020

LEXO: KSHZ i ndau certifikatat për deputetët e përbërjes së re parlamentare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button