Mjegulla anulon fluturimet dhe vështirëson komunikacionin

Mjegulla këtë mëngjes e vështirëson zhvillimin e avioqarkullimit. Janë anuluar fluturimet për në Bergamo nga aeroporti i Shkupit të parashikuar për në orën gjashtë të mëngjesit, si dhe fluturimet nga dhe për në Stamboll nga ora 8 e 20 minuta dhe ora 9, tregon informatori nga ueb faqja zyrtare e aeroportit “Aleksandri i Madh”.

Sipas Lidhje auto-moto të Maqedonisë (LAMM) dukshmëri të zvogëluar në rrugë nga mjegulla deri në 50 metra ka në Tetovë, Gostivar, Saramzalino, Koçan, Strumicë, Negotinë, Demir Kapi dhe në drejtimin rrugor Shkup – Katllanovë – Veles dhe anasjelltas.

Komunikacioni në të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale të vendit po  zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të pastra dhe vende-vende të lagështa. Autobusët në linjat ndërurbane qarkullojnë sipas itinerarit të parashikuar, me vonesë prej 15-minuta

LAMM rekomandon kujdes më të madh  në akset rrugore Dibër – Strugë, Mavrovë – Dibër, Katllanovë – Veles dhe Demir Kapi – Udovë ku ka mundësi për paraqitje të mundshme të shembjeve, të cilat mund ta pengojnë qarkullimin  e drejtuesve të automjeteve.  Për shkak të temperaturave të ulëta në vendet më të larta paraqiten ngrica.

Ngarje më e vëmendeshme me automjetet nevojitet edhe në rrugën magjistrale M-1, aksi Katllanovë – Veles, ku po zhvillohen punimet për rikonstruksionin e rrugës për çka ka të vendosur sinjalizim përkatës të qarkullimit.Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga Maqedonia.

Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjes dimërore në automjete. 

Lajme të ngjashme

Back to top button