fbpx

Imuniteti i koronavirusit i zbuluar te njerëzit që janë rikuperuar nga COVID-19 dhe SARS

T-qelizat, si antitrupat, janë pjesë integrale e reagimit imunitar të njeriut ndaj infeksioneve virale për shkak të aftësisë së tyre për të synuar dhe vrarë direkt qelizat e infektuara. Një studim i ri ka gjetur praninë e imunitetit të T qelizave në imunitetin që janë rikuperuar nga COVID-19 dhe SARS, si dhe në disa subjekte të shëndetshëm që nuk janë infektuar asnjëherë nga ndonjë virus, shkruan Panacea.

Studimi, i kryer nga shkencëtarët në Shkollën Mjekësore Duke-NUS në bashkëpunim me kolegë nga Singapori, u botua në revistën Nature.

Gjetjet sugjerojnë që infeksioni dhe ekspozimi ndaj koronaviruseve stimulojnë kujtesë afatgjate të T-qelizave, të cilat mund të ndihmojnë në menaxhimin e pandemisë aktuale dhe zhvillimin e vaksinës COVID-19.
Ekipi testoi të anketuarit që kishin marrë veten nga COVID-19 dhe gjetën praninë e qelizave T specifike të SARS-CoV-2 te të gjithë ata. Kjo sugjeron që qelizat T luajnë rol të rëndësishëm në këtë infeksion. Pacientët që janë shëruar nga SARS para 17 vjetëve gjithashtu është treguar se posedojnë qeliza T specifike për virusin dhe tregojnë imunitet ndaj SARS-CoV-2.

“Ekipi ynë testoi gjithashtu individë të shëndetshëm të pa infektuar dhe gjetën qeliza T specifike SARS-CoV-2 në më shumë se 50 përqind e tyre. Kjo mund të jetë për shkak të imunitetit ndër-reaktiv që rrjedh nga ekspozimi ndaj koronavirusëve të tjerë, siç janë ato që shkaktojnë ftohjet ose koronaviruset e kafshëve aktualisht të panjohura. “Është e rëndësishme të kuptohet nëse kjo mund të shpjegojë pse disa individë kanë kontroll më të mirë të infeksionit”, tregon autori kryesor i studimit Antonio Bertoletti.

“Ne e dimë që qelizat T luajnë rol të rëndësishëm në reagimin imunitar ndaj infeksioneve virale, por ende nuk kuptojmë shumë. Shpresojmë që ky zbulim të na afrojë në krijimin e një vaksine efektive”, thekson Jeni Lowe.
Ekipi synon të zgjerojë studimin në një numër më të madh të subjekteve të ekspozuar, të pa infektuar në mënyrë që ata të mund të ekzaminojnë nëse T-qelizat mbrojnë nga COVID-19 ose të ndryshojnë rrjedhën e infeksionit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close