Kungullurë, receta perfekte për t’u shijuar

Plot aromë, kjo recetë ka për t’u kthyer në të preferuarën tuaj. Edhe pse i ngjason byrekut të ëmbël me kungull, ka një veçanti sinë përgatitjen e petëve edhe në atë të shtrimit të tyre.

Ndiqni me kujdes hapat që AgroWeb.org ju tregon dhe shijojeni këtë pjatë në familje.

Përbërësit për brumin:

1 kg miell

0.5 litra ujë

1 gotë vaj dhe pak gjalpë të shkrirë

1 lugë gjelle me kripë

Përbërësit për mbushjen me kungull:

1 kungull vere

1 gotë maze ose ajkë qumështi

1 gotë sheqer

Gjysmë luge kripë

Përgatitja e kungullurit:

Në një tavë hidhni miellin dhe kripën dhe më pas hapni një gropëz dhe aty shtoni ujin ndërkohë që e punoni me duar.

Brumi do të jetë njësoj si ai i byrekut të zakonshëm në lidhje me butësinë dhe lagështirën.

AgroWeb.org ju këshillon që brumin ta ndani në 15 kuleçë në madhësinë e një kokërr arre.

Hapini kuleçët një e nga një në madhësinë e një pjate, pra rreth 22-24cm.

Pasi të keni mbaruar me këtë hap merrni njërën nga petët dhe lyejeni sipërfaqen e saj me pak vaj.

Mbi të vendosni një petë tjetër e kështu me radhë derisa të keni mbaruar me të gjitha petët e hapura.

Tani hapni petën 10cm më të gjerë në diametër de tava që do të përdorni për kungullurin.

Diçka e tillë bëhet që petët të palosen mbi mbushjen por në të njëjtën kohë të lënë mesin e hapur.

Tani AgroWeb.org ju këshillon që të përgatisni mbushjen me kungull.

Qëroni kungullin dhe griheni në rende, më pas kriposeni dhe punojeni me duar derisa të lëshojë ujin e tepërt.

Vendoseni kungullin në një kullore dhe lëreni aty që të largohet plotësisht uji.

Më pas kalojeni atë në një tas dhe përziejeni me sheqerin dhe ajkën e qumështit.

Tavën lyejeni lehtë me gjalpë të shkrirë dhe vendosni petën duke treguar kujdes që anët e saj të varen jashtë.

Në mes përhapni mirë kungullin dhe spërkateni atë përsëri me gjalpë të shkrirë.

Mbulojeni mbushjen deri aty ku ju lejon peta duke e palosur me kujdes.

Spërkateni përsëri me gjalpë të shkrirë dhe futeni për t’u pjekur në furrë të ngrohur me 200 gradë./

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button