Ekipi i OBSH-së për hetim të prejardhjes së pandemisë e përfundoi misionin në Kinë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kumtoi se ekipi që po e heton prejardhjen e pandemisë së koronavirusit, e përfundoi misionin e vet në Kinë dhe porositi se po përgatitë të sistemojë grup më të madh të ekspertëve në rajonin ku dyshon se u paraqit pandemia.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus dje në Gjenevë tha se do të dërgohet një ekip ndërkombëtar në qytetin kinez Vuhan, prej ku besohet se filloi pandemia nga fundi i vitit të kalaur, njofton MIA.

Ai shtoi se “detyrat projektuese” ishin paramenduar nga OBSH dhe Kina, por nuk saktësoi se çfarë detyra janë në pyetje.

Drejtori ekzekutiv i OBSH-së për gjendje të jashtëzakonshme, Michael Ryan tha se ka “zbrazëtira në peisazhin epidemiologjik” dhe paralajmëroi se do të bëhet vlerësim i studimeve adekuate dhe të dhënave të grumbulluara.

Rajan tha se sfidë e vërtetë është të shkohet në vatrat e para me qëllim që të gjendet rruga deri te momenti kur është kaluar barriera mes kafshëve dhe njerëzve me “hulumtim sistematik të sinjalit të parë”.

“Pasi që njëherë të kuptoni se ku është thyer barriera, atëherë kaloni në hulumtim të anës së kafshëve në mënyrë më sistematike”, tha Rajan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button