Vazhdojnë kërkimet për 16 vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Prespës

Kërkimet për 16 vjeçarin i cili u zhduk në Liqenin e Prespës kanë vazhduar në orët e hershme të mëngjesit dhe do të zgjasin deri në gjetjen e tij. Për shkak të kushteve të motit, dje kërkimet u ndërprenë përkohësisht, transmeton Portalb.mk.

Një djalë 16 vjeçar është zhdukur në ujërat e Liqenit të Prespës në afërsi të lagjes Pretor, pasi është përmbysur barka me pedale, thanë dëshmitarët që kanë parë ngjarjen të cilët gjatë Ilindenit kanë qenë në plazh.

Në stacionin e policisë në Resnjë më 2 gusht, në orën 18:18 nga Ndihma e Shpejtë mjekësore është lajmëruar se në lagjen turistike “Pretor” në ujërat e Liqenit të Prespës është zhdukur një 16 vjeçar nga Resnja.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve, në barkën me pedale kanë qenë tre djem, dy prej tyre kanë shpëtuar ndërsa tjetri nuk ka notuar.

“Po lundroja me kajak nga Asamati për në Slivnicë kur dëgjova sirenë të Ndihmës së Shpejtë. Mendova se bëhet fjalë për goditje nga koha e ngrohtë apo sulm në zemër. Por, në kthim në Pretor njerëz nga i tërë plazhi ishin të shtangur”, tha Dejan Trajkovski nga Manastiri i cili ka parë kërkimin e të zhdukurit.

“Kam kaluar mes dy barkave me njerëz, më thanë se është përmbytur një djalë 16 vjeçar. Një kërkim u kyç edhe një anije. Kanë tërhequr edhe rrjeta të mëdha të peshkatarëve, por pa sukses”, ka shkruar Trajkovski në profilin e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button