fbpx

Policia e Kosovës thotë se 58 persona nuk respektuan masat kundër koronavirusit

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundit 58 persona nuk kanë respektuar masat e vendosura nga qeveria, që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejmë të koronavirusit.

Rastet e mosrespektimit të masave, sipas raportit 24-orësh të policisë kanë ndodhur në Podujevë, Ferizaj, Prizren, Malishevë dhe Vushtrri.

Në Podujevë, policia thot; se ka iniciuar rast ndaj një personi, i cili ndonëse ishte pozitiv me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi, nuk i është përmbajtur masave të vetizolimit, transmeton REL.

“Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit në procedurë të rregullt dhe i njëjti është urdhëruar të kthehet në vetizolim”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, numrin më të madh të të ndaluarve prin Komuna e Prizrenit, ku sipas njoftimit, janë ndaluar 50 persona, të cilët nuk kanë respektuar masat. Në dy raste të ndara në Prizren, policia ka shoqëruar 30 persona në stacionin policor, pasi të njëjtit kishin punuar në një lokal në kundërshtim me masat e qeverisë.

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovë, të datës 28 korrik, qytetarët obligohen të mbajnë maska, të respektojnë distancë dhe të mbajnë higjienën personale.

Po ashtu, lokalet e gastronomisë në Kosovë, sipas vendimit të qeverisë, të datës 28 korrik, e kanë të ndaluar veprimtarinë nga ora 22:30 deri në orën 05:00.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close