Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot mbahet seanca konstituive

Seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare do të mbahet sot në mesditë, nën protokolle të posaçme për shkak të koronavirusit në sallën nën Kupolën e madhe në vend se në sallën “Maqedonia”, njofton Portalb.mk.

Nga Kuvendi informojnë se duke e pasur parasysh gjendjen me KOVID-19 dhe në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive, seanca konstituive do të zhvillohet sipas protokollit dhe kritereve të cilat janë të konstatuara në koordinim paraprak me kryetarin e Komisionit të Sëmundjeve Infektive, Zharko Karaxhovski, me qëllim të vetëm që të ulet rreziku nga shpërndarja eventuale e KOVID-19.

Deputetëve, mysafirëve dhe përfaqësuesve të mediave gjatë hyrjes së Kuvendit do t’u matet temperatura e trupit, pas së cilës do t’u mundësohet hyrja në ndërtesë. Në të gjitha hyrjet do të ketë mjete për dezinfektim.

Pasi që bëhet fjalë për rrethana të jashtëzakonshme është e domosdoshme edhe mbajtja e distancës fizike mes deputetëve, seanca konstituive do të mbahet në Sallën e Madhe të Kuvendit, gjegjësisht në sallën e njohur në opinion si Kupola e Madhe.

Deputetët do të kenë distancë përkatëse dhe do t’u sigurohet pajisje mbrojtëse. Votimi do të bëhet me duar (kartonë), ndërkaq nga seanca do të ketë edhe transmetim të drejtpërdrejtë në RTVM.

“ME qëllim që të sigurohet mbrojtje më e madhe shëndetësore, të pranishmëve në ndërtesë do t’u rekomandohet lëvizje e limituar nëpër ndërtesë dhe mbajtje e vazhdueshme e maskave”, thuhet në kumtesë,

Kryetari i Kuvendit në largim, Talat Xhaferi, i cili ishte i hospitalizuar, dje doli nga Klinika për Sëmundje Infektive, dhe është e mundur që sot ai të kryesojë me mbledhjen konstituive të Kuvendit

“Ndjehem mirë dhe mendoj se tashmë është e qartë se unë do të kryesoj me mbledhjen konstituive nesër”, deklaroi Xhaferi.

Xhaferi është pranuar në Klinikën Infektive në Shkup, më 24 korrik. Ai doli negativ në testim për virusin korona, por qëndroi në Klinikën Infektive për shkak të mushkërive të bardha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button