fbpx

Larissa Riquelme arrestohet shkaku i seksit në vend publik

“Tifozja më e njohur në botë” ka kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj Jonathan Fabbre në veturë, në një vendparkim buzë një rruge me trafikun më të madh në qytetin paraguaian Asuncion, transmeton portali 24ur.

Çifti thuhet se ishte i disponuar për akrobacione, që ishin aq të dukshme njerëzve në veturat që kalonin aty pari, të cilët të shokuar nga pamjet ftuan policinë. Të dashuruarit u arrestuan menjëherë dhe u dërguan në stacioni policor, pasi që në Paraguai është ndaluar seksi në vend publik.

Larissa u bë e famshme gjatë Botërorit të futbollit në Afrikën e Jugut. Atëbotë ajo joshte shikimet e të gjithëve me dekoltetë e saj, e pati premtuar se do të zhvishet krejtësisht nëse kombëtarja e saj e fiton Botërorin.

Ndonëse Paraguai nuk arriti të fitojë kampionatin botëror, ajo më vonë megjithatë tregoi mjaft shumë nga trupi i saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button