Incident kufitar në Liqenin e Ohrit me një motoskaf me targa të Shqipërisë

Nëpunës të policisë nga SHP “Liqeni i Ohrit” më 2 gusht para mesnate në fshatin Radozhdë të Strugës kanë vërejtur një motoskaf me targa të Shqipërisë në të cilin ishin dy persona të cilët transportonin mjete për të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga një vepër penale, se si lëviz kah Republika e Shqipërisë, bënë të ditur nga MPB.

“Pas urdhrit të dhënë nga nëpunësit e policisë për të ndaluar motoskafin, të denoncuarit nuk e kanë respektuar urdhrin dhe me motoskafin disa herë kanë goditur objektin zyrtar lundrues, pas çka një nga nëpunësit e policisë ka gjuajtur katër plumba paralajmërues, ndërsa personat ishin nisur kah fshati Lin i Shqipërisë”, informojnë nga MPB, transmeton MIA.

Për këtë ngjarje nga ana e MPB-së janë njoftuar organet ndërkufitare të Republikës së Shqipërisë dhe po ndërmerren masa për zbardhje të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button