Turqi, 5 persona humbën jetën në një aksident trafiku në Ankara

Pesë anëtarë të një familjeje që ishin në Turqi për pushime humbën jetën sot në një aksident trafiku në kryeqytetin turk Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Familja ishte duke udhëtuar në një makinë me targa gjermane kur goditi një kamion i cili ishte i parkuar në korsinë e sigurisë në autostradën Konya-Ankara, në qarkun Gölbaşı.

Në vendngjarje u dërguan zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancës.

Rreth 5 milionë shtetas turq jetojnë në vendet evropiane. Çdo verë, mijëra turq që jetojnë në Gjermani ose në vendet tjera evropiane kalojnë pushimet e tyre verore në vendin e tyre.

Përderisa vendi po feston Kurban Bajramin, shumë njerëz në Turqi kanë shfrytëzuar autostradat për të kaluar pushimet me familjet e tyre ose në lokacionet bregdetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button