RMV, nga viti në vit numri i nxënësve dhe studentëve që akomodohen në internate dhe konvikte zvogëlohet

Gjatë shtatë viteve të fundit, numri i studentëve që akomodohen në internate dhe konvikte gjatë shkollimit ka rënë për 29 përqind. Internatet për nxënës dhe konviktet ofrojnë akomodim dhe ushqim, por numri i atyre që qëndrojnë në to me kalimin e viteve po zvogëlohet. Kështu, nëse në vitin akademik dhe akademik 2012/2013 numri i tyre i përgjithshëm ishte 8.134 nxënës dhe studentë, në vitin e kaluar 2019/2020 ai u ul në 5.727, transmeton Portalb.mk.

Numri i vizitorëve është ulur në konviktet për nxënësit e shkollave fillore, por dhe ato të mesme. Interesimi më i madh i nxënësve të shkollave fillore për tu akomoduar në internate ka qenë në vitin 2012/2013, kur u regjistruan 122 nxënës. Ndërkohë, numri më i  madh i gjimnazistëve (1.735) kanë qenë të akomoduar në internate në vitin 2015/2016.

Situata është e ngjashme në konviktet e studentëve . Në shtatë vitet e fundit, numri i studentëve që kanë vendosur të akomodohen në konvikte gjatë studimeve gjithashtu është zvogëluar. në vitin 2012 janë regjistruar 6.397 studentë, ndërsa vitin e kaluar numri i tyre ishte 4.090 studentë.

Për shkak të shpërthimit të pandemisë me koronavirusin, studentët u detyruan të largohen nga konviktet e tyre më 11 Mars të këtij viti. Në një deklararatë për “Meta.mk”, kryetari i Qendrës shtetërore studentore, Dario Nikollovski tha se derisa konviktet janë bosh, janë duke u rregulluar hapësirat e jashtme, ndërsa po punohet edhe në pjesën e brendshme të konvikteve.

“Përveç dezinfektimit si një nga aktivitetet themelore, po vazhdojmë me punimet në brendi të konvikteve. Ndërkohë, sipërfaqet e jashtme janë duke u rregulluar. Ka përfunduar aranzhimi i oborrit të konviktit studentor “Kuzman Josifovski-Pitu”. Po punohet edhe në rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra në qendrën studentore “Stiv Naumov”, e  së shpejti do të përfundojë edhe rregullimi i “Goce Delçevit”, deklaroi Nikollovski.

Këtë vit, gjithashtu u plotësisht rikonstruktuan dhe u lëshuan në përdorim Blloqet C dhe D në konviktin e studentëve “Goce Delçev”. Ky investim kushtoi 2.7 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button