Ibraimi futbollist i vitit në Maqedoni

Reprezentuesi i Maqedonisë Agim Ibraimi, anëtar i Maribor-it është shpallur futbollist i vitit në Maqedoni për vitin 2012.

Mirënjohjen, Ibraimi e fitoi në konkurrencë të reprezentuesve Goran Pandev (Napoli) dhe Nikollçe Novevski (Majnc).

“Jam i lumtur që mora këtë shpërblim, falënderoj njerëzit në FFM-së, familjes sime dhe të gjithë atyre që kanë pasur besim tek unë”, deklaroi Ibraimi.

Sulmuesi i Maribor-it e fitoi edhe shpërblimin si futbollist më i mirë i Maqedonisë i cili luan jashtë vendit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button