fbpx

Xhaferi doli nga Klinika Infektive: “Unë do të kryesoj me mbledhjen konstituive”

Kryetari i Kuvendit në largim, Talat Xhaferi, i cili ishte i hospitalizuar, sot del nga Klinika për Sëmundje Infektive, dhe është e mundur që nesër ai të kryesojë me mbledhjen konstituive të Kuvendit, transmeton Portalb.mk.

“Ndjehem mirë dhe mendoj se tashmë është e qartë se unë do të kryesoj me mbledhjen konstituive nesër”, deklaroi Xhaferi.

Xhaferi është pranuar në Klinikën Infektive në Shkup, më 24 korrik. Xhaferi doli negativ në testim për virusin korona, por qëndroi në Klinikën Infektive për shkak të mushkërive të bardha.

Ndërkaq shërbimet e Kuvendit, po përgatiten në pajtim me masat për mbrojtje nga koronavirusi për mbajtje të mbledhjes konstituive në sallën e madhe me kupolë, e cila është caktuar për nesër. Mbledhja do të mbahet nën protokolle për mbrojtje nga korona virusi, me çrast, gjatë mbledhje do të sigurohet distancë adekuate mes deputetëve, nëpunësve të Kuvendit dhe personave të tjerë të cilët duhet të jenë të pranishëm. Votat në këtë mbledhje do të numërohen me dorë, ndërsa sipas të gjitha gjasave edhe të atyre më pas, duke pasur parasysh se në të nuk ka të instaluar sistem për votim.

Në ditën e mbajtjes së Mbledhjes konstituive do të matet temperatura e secilit që do të vijë në ndërtesën e Kuvendit, deputetët dhe mysafirët e tjerë të ftuar do të priten me protokoll të zbatuara saktë deri në vendin ku duhet të ulen.

Kriza me koronavirusin shkaktoi ndryshime edhe në punën e gazetarëve dhe mediumeve. Siç paralajmëruan, duke e pasur parasysh gjendjen aktuale me koronavirusin, sipas t gjitha gjasave numri i punonjësve medial në Kuvend do të jetë i kufizuar, ndërsa aktivitetet e tyre do të ndiqen drejtpërdrejtë përmes Kanalit kuvendor dhe me strime drejtpërdrejtë.

LEXO: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nesër do të mbajë seancën konstituive

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close