Protestë simbolike e punonjësve shëndetësorë në Kosovë

Sindikata e infermierëve, mamive dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë në Kosovë ka organizuar protestë simbolike, pasi që nga Qeveria e Kosovës u kërkua që të rrisë pagesën për ndërrimin e natës, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke respektuar masën e distancës fizike, punonjësit e kujdesit shëndetësor protestuan duke i kthyer shpinën Qeverisë, me qëllim që t’i bëjnë thirrje që të kthejnë kokën drejt shëndetësisë dhe veçanërisht këtij komuniteti shëndetësor që drejtpërdrejt është i ekspozuar ndaj koronavirusi i ri (COVID-19).

Fitim Havolli i Sindikatës së infermierëve, mamive dhe punonjësve shëndetësorë tha se kërkesa e tyre që të paguhen për ndërrimin e natës nga ajo aktuale 18 euro të rritet në 36 euro. Ai theksoi se nuk po kërkojnë rritje të pagave, por motivim për punë, sepse rreth 800 punonjës shëndetësorë janë të infektuar me koronavirus.

“Ne jemi një komunitet që doemos duhet të trajtohet me përparësi, nëse jo sot, atëherë kur, nëse marrim parasysh se infermierët dhe teknikët janë në vijën e parë në takimin me pacientin. Ndërrimi i natës zgjat 12 orë, do me thënë 11 orë, përveç pacientëve të cilëve u sigurohet ndihma e pa kursyer, duke rrezikuar edhe jetën e tyre dhe duke u transferuar në familjet e tyre”, tha Havolli.

Në përfundim të protestës, infermierët, teknikët dhe mamitë në mënyrë simbolike ia dorëzuan mantelet e tyre kryeministrit të Kosovës.

“Në mënyrë simbolike i dorëzojmë 18 mantela Qeverisë dhe ftojmë 18 anëtarë të Kabinetit të kryeministrit, ministrit ose zëvendësministrave që të vijnë në ndërrimin e natës dhe të jenë të veshur me veshjet antikovid dhe të qëndrojnë vetëm 18 minuta dhe pastaj të gjykojmë nëse këto kërkesa janë të ligjshme”, tha Havolli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button