fbpx

Militantët e IS-it kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në burgun afgan

Forcat afgane të sigurisë janë duke vazhduar kërkimet për militantë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), pas një sulmi me bombë dhe armë zjarri në një burg në provincën afgane Nangarhar që ka lënë të vdekur dhjetëra persona, shkruna REL.

Një zëdhënës i guvernatorit të provincës ka thënë më 3 gusht se të paktën 13 persona janë vrarë dhe 42 të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi, Ataullah Khogyani, ka thënë se edhe tre sulmues janë vrarë.

Mirëpo zyrtarët e sigurisë kanë mbyllur zonën rreth burgut dhe janë duke bërë kërkime ku besohet se janë duke u fshehur militanët.

Një korrespodent i Shërbimit afgan të Radios Evropa e Lirë ka thënë se intensiteti i të shtënave ka rënë.

Sulmuesit kanë kryer një sulm me makinë-bombë jashtë burgut në Jalalabad rreth orës 18:00 me orën lokale, më 2 gusht, duke nxitur betejë disaorëshe me armë zjarri me forcat e sigurisë.

Luftimet kanë vazhduar gjatë gjithë natës, pasi militantët janë përleshur me forcat e sigurisë nga ndërtesat afër burgut.

Zyrtarët kanë thënë se mes 50 dhe 100 të burgosurve kanë ikur nga burgjet, mirëpo shumica prej tyre janë zënë sërish.

Burgu i sulmuar strehon rreth 1,700 talibanë dhe militantë të IS-it, bashkë me kriminelë të tjerë.

Në agjencinë e vet të lajmeve, Amaq, IS-i ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Rekomandojmë

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close