Duliq: Gazetarët u dëbuan që mos të fluturojë ndonjë kamerë

Deputetja e VMRO-së Blagorodna Duliq, në një emision në gjuhën maqedonase mbrëmë u mundua të shpjegon dëbimin e gazetarëve nga Kuvendi. Sipas saj, arsyeja ka qenë siguria e deputetëve, sepse ka pas gjasa që ndonjë prej kamerave të bie mbi kokën e deputetëve.

“Tërë kohën ne të mazhorancës ishim në vendet tona, shumë njerëz ishin drejtpërsëdrejti nën galerinë, ju e dini se ka gazetarë të këtillë dhe të atillë, është njerëzore të zgjedhësh. Do të thotë vetëm një kamerë të kishte rënë nga lart, do të kishte viktima. Vlerësimi është i shërbimeve, ato kanë vlerësuar se është e rrezikshme të ketë njerëz, sidomos pasi kishte aparatë dhe kamera” – tha Blagorodna Duliq nga VMRO DPMNE.

Ndryshe, të hënën punonjësit e medias u dëbuan nga galeria e sallës plenare, prej ku çdoherë ndjekin seancat e Kuvendit bashkë me kamerat./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button