Problemi me ujin në fshatin Siniçan, këtë javë pritet të gjendet zgjidhja

Problemi i furnizimit me ujin e pijshëm në fshatin Siniçan, rrethina e Tetovës, së shpejti pritet të ketë një zgjidhje. Nga Komuna Bogovinës thanë se pas takimeve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut të premten (31.07.2020), dhe në Komunën e Bogovinës të shtunën (01.08.2020), mes banorëve të vendbanimeve Urviç dhe Siniçan dhe kryetarit të Bogovinës, banorët kanë rënë dakord që punimet të mos bllokohen e fshati Siniçan të merr ujin e shumëpritur, njofton Portalb.mk. Nga policia thanë se nëse banorët kanë rënë dakord dhe do jepet urdhër me shkrim nga prokuroria që punimet të vazhdojnë policia do të tërhiqet.

Pas takimeve që u mbajtën të premten dhe të shtunën bashkë me palën tjetër banorët e fshatit Urviç si dhe kryetarit të Komunës së Bogovinës, sinjalet janë se do të ketë zgjidhje të problemit të ujit për banorët e fshatit Siniçan.

Nga Komuna e Bogovinës thanë se nesër në orën 12 pritet të ndodhë dhe takimi fundit për këtë çështje.

“Pas takimit në Qeveri të premten dhe takimit në Komunën e Bogovinës të shtunën banorët e Urviçit, patën disa kërkesa që nga ana jonë dhe nga ana e  banorëve të vendbanimit  Siniçan u pranuan, dhe përfundimisht të dyja palët ranë dakord që punimet të vazhdojnë. Nesër në orën 12 do të jetë dhe takimi fundit në Qeveri dhe besojmë se punimet do të vazhdojnë” thanë nga Komuna Bogovinës.

Ndërkaq, nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) thanë se nëse banorët kanë rënë dakord që puna të vazhdojë, do jepet urdhër me shkrim nga prokuroria që punimet të vazhdojnë policia do të tërhiqet.

“Derisa ata kanë rënë dakord nuk është problem, mendoj se planifikohet njësiti special që është atje të largohet, megjithatë vendin e ngjarjes do ta sigurojmë me asistencë nëse do kërkohet dhe do jetë nevoja për një gjë të tillë, dhe gjithçka do shkoj sipas prokurorisë, çfarëdo urdhri me shkrim që do e jep prokuroria do të realizohet, nëse jepet urdhër nga prokuroria se gjithçka ka mbaruar dhe se mund të vazhdojnë punimet atëherë policia do të tërhiqet”- thanë nga SPB Tetovë.

Ndryshe, fshati Siniçan gjatë kohë ka problem me ujin e pijshëm. Për këtë shkak, para një jave, banorët e fshatit me vetëiniciativë dolën për të punuar dhe për të rregulluar një gyp për ujësjellës të përkohshëm, në një vend malor në hyrje të fshatit fqinj, Urviç. Por, banorët e Urviçit nuk lejojnë të merret ky burim me ujë prandaj dhe e kanë thirrë policinë e cila i ndaloi punimet me pretekstin se presin urdhrin me shkrim nga prokuroria që të tërhiqen.
Edhe sot situata mbetet e njëjtë, policia dhe disa nga banorët e fshatit Siniçan vazhdojnë të qëndrojnë në vendin ku gjendet gypi por duke mos punuar në të njëjtin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button