Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nesër do të mbajë seancën konstituive

Seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare do të mbahet nesër në mesditë, nën protokolle të posaçme për shkak të koronavirusit në sallën nën Kupolën e madhe në vend se në sallën “Maqedonia”, njofton Portalb.mk.

Nga Kuvendi informojnë se duke e pasur parasysh gjendjen me KOVID-19 dhe në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive, seanca konstituive do të zhvillohet sipas protokollit dhe kritereve të cilat janë të konstatuara në koordinim paraprak me kryetarin e Komisionit të Sëmundjeve Infektive, Zharko Karaxhovski, me qëllim të vetëm që të ulet rreziku nga shpërndarja eventuale e KOVID-19.

Deputetëve, mysafirëve dhe përfaqësuesve të mediave gjatë hyrjes së Kuvendit do t’u matet temperatura e trupit, pas së cilës do t’u mundësohet hyrja në ndërtesë. Në të gjitha hyrjet do të ketë mjete për dezinfektim.

Pasi që bëhet fjalë për rrethana të jashtëzakonshme është e domosdoshme edhe mbajtja e distancës fizike mes deputetëve, seanca konstituive do të mbahet në Sallën e Madhe të Kuvendit, gjegjësisht në sallën e njohur në opinion si Kupola e Madhe.

Deputetët do të kenë distancë përkatëse dhe do t’u sigurohet pajisje mbrojtëse. Votimi do të bëhet me duar (kartonë), ndërkaq nga seanca do të ketë edhe transmetim të drejtpërdrejtë në RTVM.

“ME qëllim që të sigurohet mbrojtje më e madhe shëndetësore, të pranishmëve në ndërtesë do t’u rekomandohet lëvizje e limituar nëpër ndërtesë dhe mbajtje e vazhdueshme e maskave”, thuhet në kumtesë,

Në ndërkohë Xhaferi  Talat Xhaferi është negativ në testim për virusin korona, por është në Klinikën Infektive për shkak të mushkërive të bardha. Sipas Rregullores kuvendore ai mund ta thirr seancën gjegjësisht ta nënshkruajë vendimin, ndërkaq të mos udhëheqë me atë. Në rast të tillë atë rol do ta ketë deputeti më i vjetër nga përbërja e re parlamentare, gjegjësisht Stojan Millanov.

Përndryshe, Xhaferi duhet ta udhëheqë edhe delegacionin në Krushevë, në manifestimin qendror për shënimin e Ilindenit. Nuk është e qartë nëse do të mundet të jetë i pranishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button