Një djalë 16 vjeçar është zhdukur në Liqenin e Prespës

Një djalë 16 vjeçar është zhdukur në ujërat e Liqenit të Prespës në afërsi të lagjes Pretor, pasi është përmbysur barka me pedale, thanë dëshmitarët që kanë parë ngjarjen të cilët gjatë Ilindenit kanë qenë në plazh. Kërkimi për 16 vjeçarin ka zgjatur deri vonë në mbrëmje, njofton Portalb.mk.

Fatkeqësinë e ka konfirmuar MPB, prej ku thanë se më 2 gusht në orën 18 në stacionin policor në Resnjë është paraqitur se në ujërat e Liqenit të Prespës në Pretor është zhdukur një djalë 16 vjeçar/

Sipas deklaratave të dëshmitarëve, në barkën me pedale kanë qenë tre djem, dy prej tyre kanë shpëtuar ndërsa tjetri nuk ka notuar.

“Po lundroja me kajak nga Asamati për në Slivnicë kur dëgjova sirenë të Ndihmës së Shpejtë. Mendova se bëhet fjalë për goditje nga koha e ngrohtë apo sulm në zemër. Por, në kthim në Pretor njerëz nga i tërë plazhi ishin të shtangur”, tha Dejan Trajkovski nga Manastiri i cili ka parë kërkimin e të zhdukurit.

“Kam kaluar mes dy barkave me njerëz, më thanë se është përmbytur një djalë 16 vjeçar. Një kërkim u kyç edhe një anije. Kanë tërhequr edhe rrjeta të mëdha të peshkatarëve, por pa sukses”, ka shkruar Trajkovski në profilin e tij në Facebook.

Policia është ende në kërkim të 16 vjeçarit nga Resnja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button