Indi, studentja e përdhunuar po lufton për jetën

Një studente e cila është përdhunuar nga disa persona në një autobus në Nju Delhi të Indisë po lufton për jetën, siç thonë doktorët. 

Viktima 23-vjeçare ka pësuar dëmtime të rënda në tru. Ajo ka mbërritur në Singapor ditën e martë pasi iu nënshtrua tre operacioneve në një spital të Nju Delhit.

Kjo ngjarje, e ndodhur në 16 dhjetor, ka shkaktuar protesta të dhunshme që kanë sjellë vdekjen e një polici në Indi. Gjashtë persona janë arrestuar dhe dy policë janë pezulluar nga detyra për këtë sulm.

Tashmë, vajza 23-vjeçare me shumë mundësi do i nënshtrohet edhe një transplanti organesh.

Drejtori i spitalit të Singaporit ku është shtruar e reja indiane tha për ‘AFP’: “Pacientja po lufton për jetën e saj. Ajo, përveç atakut kardiak, ka marrë infeksion në mushkëri dhe stomak. Gjithashtu ka pësuar dëme të mëdha në tru.”

“Po bëjmë maksimumin në mënyrë që vajza të përmirësohet në ditët e ardhshme”, shtoi ai.

Policia bëri të ditur se 23-vjeçarja është përdhunuar përgjatë një ore dhe së bashku me një shokun e saj është rrahur me shkopinj hekuri para se keqbërësit t’i hidhnin nga treni në lëvizje. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button