Analizë: Kovid 19 “goditi” edhe kreditimin – normat e interesit bien, qytetarët të përmbajtur!

Në tremujorin e dytë ekonomik, kur kriza shëndetësore arriti kulmin, simptomat e Kovid 19 “u shfaqën” edhe në sektorin bankar – kreditim më i ngadaltë për qytetarët dhe kompanitë. Sipas vlerësimeve të bankierëve – megjithëse normat e interesit për kreditë e sektorit privat kanë rënë – kërkesa për kredi nuk ka qenë aq e motivuar sa pritej.

Borxhi kreditor i qytetarëve dhe i ndërmarrjeve ….  

Gjysmë vjetori i parë bankar përfundoi me rritje të kredive dhe kursimeve – por jo me normat dhe dinamikën që prisnin bankierët. Në qershor, simptomat e para të Kovid 19 në sektorin bankar u shfaqën – kërkesa e kufizuar për kredi nga qytetarët dhe kompanitë. Me përfundimin e qershorit, totali i kredive është 5 miliardë dhe 735 milion euro, i cili në bazë mujore është një rritje prej vetëm 1.4% ndërsa në bazë vjetore rritja e kreditimit është 6.6%.

Bankierët vlerësojnë se ata prisnin norma më të larta të rritjes së kreditimit, veçanërisht pasi në periudhën e kaluar kushte të caktuara të kreditimit u lehtësuan, me theks në normat e interesit.

“Ulja neto e kërkesës për kredi nga ndërmarrjet në tremujorin e dytë është në kundërshtim me pritjet e bankave nga studimi i mëparshëm për rritjen neto të kërkesës. Në tremujorin e dytë të 2020, përgjigjet e bankave tregojnë një rënie të konsiderueshme neto në kërkesën për totalit të kredive për sektorin e “amvisërisë”, kundrejt rritjes të vogël neto nga anketa e mëparshme. Përkatësisht, rreth 58% e bankave treguan ulje të ndjeshme të kërkesës për kredi, në krahasim me anketën e mëparshme kur asnjë bankë nuk e deklaroi veten në këtë mënyrë “- vlerësojnë bankierët në Anketën e fundit për aktivitetin kreditorë të realizuar nga  Banka Popullore.

Sipas të dhënave të përmbledhura për gjysmë vjetorin e parë ekonomik, amvisëritë kanë borxh 2 miliardë dhe 900 milion euro në bazë të kredive, duke u rritur me 1.3% krahasuar me muajin maj. Qytetarët akoma kanë borxh më shumë në bazë të kredive për konsum, ndjekur nga kreditë banesore dhe kartelat kreditore.

Kreditë e amvisërive

Kredi konsumatore                                    1 544 000 000 euro

Kreditë banesore                                        885 000 000 euro

Kartelat kreditore                                       187,000,000 euro

“Kreditë për automjete vazhdojnë të regjistrojnë rënie mujore dhe vjetore përkatësisht 1.3% dhe 8.6%. Kreditë e aprovuara për kartelat kreditore dhe bilancet negative në llogaritë rrjedhëse në bazë mujore janë rritur me 0.2% dhe 1.3% “- deklaruan nga BPRM.

Kreditimi në qershor 2020

Gjithsej kreditë                                                   5 735 000 000 euro

Amvisëritë                                                          2 900 000 000 euro

Kompanitë                                                          2 835 000 000 euro

Në fund të qershorit, sektori i korporatave iu kishte borxh bankave gati 2 miliardë dhe 835 milion euro, që është një rritje prej 1.5% krahasuar me majin. Si arsye të ngadalësimit të kredidhënies bankierët përmendin krizën Kovid-19.

“Ka një rritje të konsiderueshme në perceptimin e rrezikut nga ana e bankave. Kjo mund të shpjegohet me faktin se Anketa u realizua në një kohë kur efektet negative të përhapjes së shpejtë të infeksionit të virusit Kovid-19 në ekonominë e vendit ishin më të theksuara. Përkatësisht, tre faktorët nga ky grup: pritjet për aktivitetin e përgjithshëm ekonomik, pritjet për perspektivën e degës së cilës i përket ndërmarrja, si dhe rreziku i mos-performancës së kolateralit kontribuojnë në shtrëngimin neto të kushteve të kredisë, në krahasim me lehtësimin neto në anketën e mëparshme.” – deklarojnë nga BPRM.

Disa bankierë presin stabilizimin në tremujorin e tretë ekonomike – rritje të kreditimit ose rritje të kërkesës për kredi.

“Për tremujorin e tretë, bankat presin një rritje neto të kërkesës për kredi nga kompanitë. Në tremujorin e tretë, bankat presin normalizimin e kërkesës për kredi nga amvisëritë, me çka pritet rritje neto” – vlerësojnë bankierët.

“Moratoriumi” për pagimin e kësteve të kredisë përfundon në shtator. Madje 70% të qytetarëve – debitorë shfrytëzuan masën për ngrirjen e kësteve dhe nga muaji i nëntë do të duhet të vazhdojnë me pagesa të rregullta dhe përveç kësaj do të duhet të paguajnë interes për këstet që kanë qenë “të ngrira” deri më tani. Tani për tani, nuk ka asnjë njoftim për një zgjatje të re të mundshme të kësteve. Disa nga bankierët që kemi konsultuar thonë se pas shtatorit nuk përjashtohet mundësia që bilanci i kredive jofunksionale të rritet.

Sipas të dhënave aktuale, përfshi edhe qershorin, kërkesat e dyshimta dhe të diskutueshme arritën në 261 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button