Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë që nga sonte do të jetë në izolim, për dy javët në vazhdim.

“Të nderuar, Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button