fbpx

Protestë në Tetovë për shkak rritjes së çmimit të rrymës

Aktivisti Arjanit Xhaferi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se më 6 gusht (e enjte) e fillim prej orës 19:00 do të organizohet protestë për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike për 7,4%, njofton Portalb.mk.

“Për të shprehur revoltën ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike si dhe ndaj shumë problemeve të lidhura me energjetikën, ditën e enjte, me datë 6 gusht 2020, në ora 19.00 organizohet protestë në sheshin Iliria në Tetovë. Gjatë ditëve në vazhdim do ju informojmë më hollësisht me kërkesat”, shkruan Xhaferi.

Ndryshe, më 31 korrik çmimi i energjisë elektrike që e paguajnë amvisëritë në tregun rregullator është rritur për 7,4%, ndërsa qytetarët edhe më tej do të mund ta përdorin tarifën e lirë në periudhën e njëjtë sikurse deri më tani. Sipas autoriteteve, me çmimin e ri, nëse keni faturë 1.500 denarë, duhet të paguani 100 denarë më shumë.

Pas rritjes së çmimit, OJQ-të dhe Sindikatat kanë reaguar, të e cilin e quajnë skandaloz dhe kërkojnë që i njëjti të tërhiqet menjëherë.

Sot gjithashtu reagoi edhe koalicioni ASH-AAA i cili kërkoi që MEPSO dhe ELEM të heqin dorë nga shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe njëkohësisht çmimi të lirohet për 20%.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close