Covid-19 në Itali, 8 humbje jete dhe 239 raste të reja në 24 orë

Italia ka regjistruar 239 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa tetë persona kanë humbur jetën, një shifër kjo më e lartë se dita e djeshme, kur viktimat ishin pesë.

Viktimat janë shënuar të gjitha në rajonin e Lombardisë, duke çuar numrin total të përgjithshëm të viktimave në 35.154 persona, transmeton Top Channel.

Çdo rajon i Italisë regjistron sot të paktën një rast të ri, ndërkohë që rastet totale kanë kaluar 200 mijë persona.

Kjo do të thotë se, nga fillimi i pandemisë, në Itali janë infektuar me COVID-19 248.070 persona, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 35.154.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button