fbpx

Kosovë: 13 të vdekur dhe 245 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se 13 persona me koronavirus kanë vdekur dhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 245 raste të reja me këtë virus, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Rastet e reja me koronavirus, dalin pas testimit të 468 mostrave.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë arrin në 249, ndërkaq një ditë më parë kjo shifër ishte 236.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë shëruar edhe 133 pacientë duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 4,863. Raste aktive ndërkaq janë 3,687.

Që prej 13 marsit – kur u shënuan rastet e para me COVID-19 – në Kosovë janë regjistruar 8,799 raste me koronavirus.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close