Mbi 18 milionë raste me COVID-19 në marë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 18 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 18.023.614 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 4.764.318 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili (2.708.876), India (1.751.919), Rusia (845.443), Afrika e Jugut (503.290), Meksika (434.193), Peruja (422.183), Kili (357 658), Spanja (335.602), Irani (306.752), Kolumbia (306.181), Britania (303.952), Pakistani (279.146), Arabia Saudite (277.478), Italia (247.832) dhe Bangladeshi (239.860).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 231.869.

Vendet e tjera me mbi 100 mijë të infektuar janë “Gjermania (211.077), Argjentina (196.543), Franca (187.919), Iraku (126.704), Kanadaja (116.599), Katari (110.911) dhe Indonezia (109.936).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur 688.949 persona. Ndërkaq, rreth 11,8 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button