Dita e Republikës – festime me protokolle dhe pa tubime masive

Dita e Republikës, 2 Gushti, në të cilin festohen dy Ilindenëve historikë, 117 vjet nga Kryengritja e Ilindenit dhe 76 vjet nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së, për shkak të epidemisë do të festohen pa tubime masive dhe programe kulturore-artistike dhe me protokolle shëndetësore për mbrojtje nga Kovid-19 të cilat i konfirmoi Komisioni për sëmundje infektive dhe i miratoi Qeveria. “Fitore për të gjithë” është lajtmotivi i përbashkët i solemniteteve të cilat sot do të mbahen në Krushevë, Pelincë dhe në Shkup.

Në festimin në Qendrën përkujtimore “ASNOM” në Pelince, fjalim do të ketë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ndërsa në festimin në Shkup i cili do të jetë në Kalanë e Shkupit, fjalim do të ketë kryeministri Oliver Spasovski. Shënimi i Ilindenit në Krushevë në Meçkin Kamen është nën mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe delegacionin do ta kryesojë nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski. Një pjesë e programit zyrtar edhe sivjet janë përmbajtjet nga Smileva me të cilat festohen 117 vjet nga kryengritja e Ilindenit dhe 78 vjet nga aksioni i parë luftarak të ar radhës partizane “Dame Gruev”.

Solemniteti në Kalanë e Shkupit do të fillojë me vendosje lule në monumentin e lirisë – “Forcë, festë dhe fitore” dhe me intonimin e himnit shtetëror. Kryetari i Qeverisë, Spasovski do të ketë fjalim në ngjarjen dhe do ta kryesojë zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministrja e Financave Nina Angelovska.

Në solemnitetin në Kala do të vijojë vendosje  e luleve edhe në monumentin e KAÇKM-së dhe Nikolla Karevit dhe Metodija Andonov-Çento në qendër të Shkupit, ku delegacionin qeveritar do ta kryesojë ministri i Vetëqeverisjes lokale Goran Milevski, në shoqërinë e ministrit pa resor Muzafer Bajram dhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor Jani Makraduli.

Në Qendrën përkujtimore “ASNOM” në Pelince, ku do të ketë fjalim presidenti Pendarovski, delegacionin e Qeverisë do ta kryesojë zëvendëskryeministrja Mila Carovska. së bashku me ministrin e Bujqësisë Trajan Dimkovski dhe të Shoqërisë Informatike Damjan Mançevski dhe ministren pa resor për investime të huaja, Zorica Apostolska.

Në Krushevë, megjithatë, ku ngjarjet do të shënohen nën mbështetjen e Kuvendit republikan , delegacionin qeveritar do ta kryesojnë zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski. Për ngjarjet në Smilevë, sipas paralajmërimit, delegacioni qeveritar nga ministrat pa resor Edmond Ademi dhe Elvir Hasan dhe zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavleski.

Këtë vit festimet janë sipas protokolleve dhe në kushte të pandemisë me Kovid-19. Përmbajtjet e programeve janë reduktuar në minimum, vetëm me vendosje të kurorave në monumentet, me fjalime dhe pa program tradicional kulturor artistik dhe tubime popullore në ambient të hapur, si dhe pa grupim në objekte hotelierike. Në programe nuk do të marrin pjesë korre, grupe të valltarëve, orkestra frymorë, ndërsa delegacionet do të vendosin lule sipas protokolleve për distancë – hapësirë prej dy metrave dhe kohë prej dy minutave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button