fbpx

Më së shumti udhëtojmë me makinë, gjithnjë e më pak përdorim transport publik, autobusë dhe trena (infograf)

Gjatë tre dekadave të kaluara, shprehitë e udhëtimit të qytetarëve të Maqedonisë kanë ndryshuar ndjeshëm. Të dhënat nga Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se makinat dhe taksitë janë bërë mjeti kryesor i udhëtimit ndër vite. Në vitin 2018, 80.4 përqind e kilometrave të pasagjerëve të kaluar në transportin publik (9.452 milionë kilometra të pasagjerëve) qytetarët i kanë kaluar me makinat e tyre ose me taksi. Për dallim, transporti publik në vend ka realizuar vetëm 10.9 përqind të numrit të përgjithshëm të kilometrave të kaluar nga pasagjerët (1.278 milionë kilometra të pasagjerëve), shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Statistika për vitin 2018 tregon se transporti ndërurban dhe ndërkombëtar me autobus ka kaluar 968 milionë kilometra të kaluar nga pasagjerët (8.2 përqind nga numri i përgjithshëm), ndërsa transporti i udhëtarëve hekurudhor ka realizuar vetëm 64 milionë kilometra të kaluar nga pasagjerët (0.5 përqind e gjithsej kilometrave të kaluar gjatë vitit).

Dominimi i fortë i transportit me makina dhe taksive në udhëtimet e qytetarëve ka të bëjë me numrin gjithnjë e më të madh të makinave nëpër rrugët tona dhe këtë mjet transporti qytetarët zakonisht e përdorin për të udhëtuar deri në vendin e punës, shkollë, pushime dhe ngjashëm. Por statistikat tregojnë se shifrat aktuale janë shumë të ndryshme në krahasim me mënyrën se si e kemi pas organizuar udhëtimin si shoqëri në periudhën e shpërbërjes së RSF Jugosllavisë.

Në 1990, lëvizshmëria e popullsisë ishte pothuajse dy herë më e ulët se sa është sot. Krahasuar me 11.762 milionë kilometrave të kaluara nga pasagjerët sot, gati tre dekada më parë, 6.750 milionë kilometra të kaluara nga pasagjerët kanë qenë të regjistruar në transportin rrugor. Nga këto, 54.7 përqind kanë qenë m me makinë dhe taksi (3.692 milionë kilometra të pasagjerëve), ndërsa 22.1 përqind e kilometrave të udhëtuar kanë qenë të realizuara në transport ndërurban ndërkombëtar (1,492 milion kilometra të pasagjerëve).

Transporti urban dhe periferik në vitin 1990 ka realizuar 1.211 milionë kilometra të pasagjerëve (17.9 përqind të totalit), ndërsa në trafikun hekurudhor të pasagjerëve janë regjistruar 355 milionë kilometra të pasagjerë (5.3 përqind e totalit).

Ky trend i zhvillimit të trafikut në vendin tonë është për shkak të uljes së vazhdueshme të numrit të trenave për pasagjerë që qarkullojnë nëpër vendin tonë, si dhe rënies së numrit dhe frekuencës së linjave të autobusëve, si në transportin publik, ashtu edhe në transportin ndërmjet qyteteve.

Ajo që duhet të theksohet është se në një periudhë prej më pak se tre dekada, numri i kilometrave që udhëtojnë me vetura dhe taksi në vendin tonë është rritur me mbi 2,5 herë. Këto shifra janë shqetësuese sidomos nga aspekti i ndotjes së ajrit në qytetet e Maqedonisë, në të cilin pikërisht trafiku, përkatësisht përdorimin e përditshëm të veturave ka pjesëmarrje të konsiderueshme. Edhe më negative janë rezultatet në transportin masiv të udhëtarëve, ku pa përjashtim është regjistruar ulje e numrit të kilometrave të kaluar në transportin ndërurban dhe ndërkombëtar si dhe transportin e pasagjerëve me autobusë dhe me hekurudhë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close