Europa shtrëngon masat anti-koronavirus

Pa maska dhe pa ruajtur distancën, mijëra njerëz të të gjitha moshave u mblodhën në zemër të Berlinit të shtunën kundër masave të fundit anti-covid të implementuara nga qeveria gjermane.

Sipas të dhënave zyrtare, në vetëm 24 orë u regjistruan 955 raste të reja, duke e çuar totalin e të infektuarve në 209,653, kurse numri i viktimave ka shkuar 9148 .

Masat janë forcuar edhe në Holandë, Francë dhe Angli. Përdorimi i maskës është bërë i detyrueshëm në vende publike që prej të mërkurës në Amsterdam dhe Roterdam, transmeton Tv Klan.

Franca ka shënuar rritje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19 dhe duke nisur nga një Gushti çdo udhëtar që vjen nga vendet jashtë Bashkimit Europian do t’i nënshtrohet testit Covid. Sakaq maska është bërë e detyrueshme nga veriu në jug.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se do të shtyjë fazën tjetër të lehtësimit të masave për të paktën dy javë për shkak të rritjes së shkallës së infeksionit. Sipas tij, në fund të Qershorit mesatarja ditore e të prekurve ishte 2000 të infektuar, ndërsa aktualisht është 4,900.

Shifrat konsideron si risk i lartë ndaj dhe kazinotë, ndeshjet e futbollit, patinazhi, koncertet e mbyllura dhe dasmat nuk do të lejohen deri më 15 Gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button