Kosovë, nga e mërkura Gastronomët shpërndajnë shujta falas për infermierët

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka njoftuar se janë të gatshëm për t’i dalë në ndihmë punonjësve shëndetësorë.

Ata bënë të ditur se janë të gatshëm ti ndihmojnë QKUKS-së me shujta, transmeton Klan Kosova.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka konfirmuar për sekretarin e Sindikatës së Infermierëve, Enlirat Durakun, se shujtat do të shpërndahen edhe për infermierë duke filluar nga dita e mërkurë.

Kllokoqi u zotua se do të mundohen të i përkrahin me shujta deri në përfundim të pandemisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button