Fuere: Të hënën doli në pah dështimi i Qeverisë Gruevski

Ngjarjet e 24 dhjetorit janë një rikujtim tragjik i mungesës totale të standardeve demokratike në Maqedoninë e sotme. Kështu ka komentuar  ish ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni Erwan Fuere, në Facebook duke u dhënë përkrahje gazetarëve për aktin e dhunshëm të dëbimit të tyre të hënën gjatë miratimit skandaloz të Buxhetit 2013.

“Kjo erdhi si rezultat i drejtpërdrejtë i dështimit të Qeverisë së sotme për t’u angazhuar për ndonjë dialog domethënës politik, dhe si pasojë e mosrespektimit të të gjitha standardeve themelore të sjelljes demokratike që ne do të prisnim nga një vend kandidat që aspiron ti bashkohet Bashkimit Evropian një ditë” shkruan Fuere.

Ai ka sugjeruar Qeverisë si të shpëtojë situatën duke thënë se ajo duhet të shtrijë dorën e pajtimit të gjitha partive politike dhe për të mbajë një takim urgjent me liderët politik. 

“Një frymë e konsensusit është tmerrësisht e nevojshme për ti zgjidhur problemet e vështira të cilat ballafaqohen vite me radhë populli i Maqedonisë  dhe që shumë gjatë kjo qeveri i ka neglizhuar” thotë Fuere.

“Unë në shpirt jam me ju” përfundon ish ambasadori evropian i cili gjatë mandatit të tij gjithnjë ishte në shënjestër nga partia maqedonase në pushtet VMRO DPMNE për kritikat e tij drejtuar qeverisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button