Komplikime: Kardiologët frikohen nga dëmtimi afatgjatë i zemrës te pacientët e shëruar nga COVID-19
Dy studime të reja nga shkencëtarët gjermanë tregojnë se më shumë se tre e katërta e pacientëve që janë rikuperuar së fundmi nga COVID-19 kanë zhvilluar probleme afatgjata të zemrës, edhe pse gjendja e tyre nuk kërkonte shtrimin në spital. Rezultatet e studimit u botuan të hënën në revistën JAMA Cardiology.