Monako: Beckham kërkon shumë para!

Asgjë nga tratativat e skuadrës së Monakos për ta sjellë në principatë yllin anglez të futbollit 37 vjeçarin David Beckham. Zyrtarë të skuadrës franceze kanë deklaruar se nuk kanë arritur mirkuptim me Bekamin dhe problemi kryesor ka qënë i aspektit financiar.

Skuadra e trajnerit italian Klaudio Ranieri që gjendet ne vendin e dytë në League 2 në Francë vazhdimisht ka shprehur interes për ish-mesfushorin e Los Anxhelos Galaxy, por siç duket ato nuk mund t’i kënaqin apetitet financiare të anglezit i cili për momentin bashkë me familjen e tij çlodhet në ishujt Maldive./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button