BE rezervon 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike franceze Sanofi për të siguruar 300 milionë doza të vaksinës, të cilat mund të ndihmojnë në luftimin e koronavirusit, tha Komisioni Evropian.
Në deklaratë thuhet se KE, i cili negocioi me kompaninë franceze, do t’i lejojë anëtarët e BE-së të blejnë vaksinën pasi të provohet të jetë e sigurt dhe efektive. Qeveria franceze përshëndeti deklaratën e Komisionit Evropian si një “hap vendimtar” në luftën kundër pandemisë.