​BE rezervon 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike franceze Sanofi për të siguruar 300 milionë doza të vaksinës, të cilat mund të ndihmojnë në luftimin e koronavirusit, tha Komisioni Evropian.

Deklarata u lëshua pasi autoritetet amerikane njoftuan se do të ndanin 2.1 miliardë dollarë për kompanitë Sanofi dhe GSK, për zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë se BE do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine efektive, transmeton AFP, transmeton TCH.

Në deklaratë thuhet se KE, i cili negocioi me kompaninë franceze, do t’i lejojë anëtarët e BE-së të blejnë vaksinën pasi të provohet të jetë e sigurt dhe efektive. Qeveria franceze përshëndeti deklaratën e Komisionit Evropian si një “hap vendimtar” në luftën kundër pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button