fbpx

Mësim i kombinuar me rotacionin: Një pjesë e nxënësve në shkollë, një pjesë në onlajn?

Sipas MASH, nëse nuk zvogëlohet intensiteti i pandemisë me kovid-19 zhytet, një nga opsionet për shkollat ​​është që të zhvillohet mësim i kombinuar me rotacion të nxënësve të një paraleleje – disa të shkojnë në shkollë dhe të tjerët të ndjekin mësimet nga shtëpia

Ministria e Arsimit është e mendimit që nxënësit nga 1 shtatori duhet të kthehen në bankat shkollore, nën protokolle të posaçme dhe në përputhje me masat për mbrojtje nga kovid-19.

Javën e ardhshme, grupi i punës në MASH do të takohet me Komisionin për sëmundje infektive për të përcaktuar versionin përfundimtar të planeve dhe protokolleve se si të zhvillohet mësimi në kushte të pandemisë.

Zëvendës Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska pët MIA ka deklaruar se shpreson që deri më 10 gusht protokollet do të miratohen nga Qeveria dhe do të prezantohen para publikut.

“Ne kemi modele dhe ia lëmë vetëqeverisjeve lokale, të cilat gjithashtu kanë shtabe të krizave, për të vlerësuar se cili model, nga ata që do t’i ofrojmë dhe në cilën periudhë do të jetë i dobishëm, sipas fotografisë epidemiologjike. Qëndrimi ynë i përgjithshëm, si në shumicën e vendeve në botë, është të organizojmë klasa me praninë fizike të nxënësve dhe me respektim të masave të mbrojtjes. Kjo do të varet edhe nga mjedisi, varësisht nëse ka ose jo të infektuar me virus. Nuk do të jetë problem për zonat më të vogla dhe ato rurale me më pak nxënësi. Mësimdhënia me prani fizike është e rëndësishme për nxënësit e shkollave fillore, veçanërisht për më të rinjtë, nga klasa e parë deri në të tretën, të cilët nuk mund të mësojnë shkrim-lexim përmes kompjuterit, ndërkohë që ka prindër të cilët nuk munden ose nuk dinë të ndihmojnë. Ndërsa shumë i rëndësishëm është edhe socializimi i atyre fëmijëve”, deklaroi Naumovska .

Ajo theksoi se aty ku do të ketë mësim në distancë nuk do të thotë se modeli i mësimit elektronik do të zbatohet gjatë gjithë vitit shkollor, por vetëm për sa kohë di të ekzistojë rreziku nga virusi dhe do të jetë e mundur të kaloni nga një model në tjetrin.

Ajo shpjegon se mësimi i kombinuar do të zbatohej duke bërë rotacion të nxënësve të një klase – disa të shkojnë në shkollë dhe të tjerët që qëndrojnë në shtëpi dhe në të njëjtën kohë e ndjekin mësimin onlajn. Rotacioni do të ishte në çdo dy javë. Ashtu do të shkarkohej edhe transporti i nxënësve, sepse protokollet e transportit gjithashtu imponojnë maksimum prej 50 përqind të kapacitetit të automjeteve.

Mësimi i kombinuar planifikohet të zbatohet te paralelet më të mëdha.

Naumovska tha se për paralelet me numrin maksimal të nxënësve, në Shkup dhe qytete të tjera të mëdha do të kërkojnë që komunave t’iu ndihmojnë me hapësirë ​​shtesë shtetërore, ku nxënësit mund të vendosen.

Pavarësisht se cili model mësimor do të zgjidhet, orët mësimore planifikohen të shkurtohen e për më të vegjlit të zgjasin 20 minuta.

Për mësimin elektronik do të përcaktohet një platformë që do të zbatohet në nivel të shkollës, por që mund të ndryshojë nga shkolla në shkollë. Me qëllim që mësimdhënësit të jenë të angazhuar në mënyrë të barabartë në onlajn mësimin në internet dhe që të mos ketë justifikime se nuk kishin pajisje ose qasje në internet, propozohet që mësimi në distancë të realizohet nga shkolla.

Pasi të miratohen protokollet, drejtorët e shkollave do të kenë një javë për të hartuar plan për shkollën e tyre sipas udhëzimeve nga MASH sepse, tha Naumovska, ata e dinë më së miri situatën në terrenin e tyre dhe si ta menaxhojnë më së miri situatën.

“Gjëja më e rëndësishme është se për secilin model të mësimdhënies, nxënësit do të jenë të sigurt nëse i ndjekin udhëzimet dhe i respektojnë protokollet për mbrojtjes.”, thotë Naumovska.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close